Hoti takohet me Asociacionin e komunave, diskutojnë për koronavirusin

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 18:12
Hoti takohet me Asociacionin e komunave, diskutojnë për koronavirusin

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me anëtarët e Bordit  të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kështu kanë njoftuar nga Qeveria përmes një komunikate për media.

Hoti sipas njoftimit, ka thënë se bashkëpunimin e  Qeverisë dhe komunave e ka vlerësuar të suksesshëm derisa theksoi se janë bashkë e të përkushtuar në përballje me sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës, në çdo rast ka qenë në bashkëveprim dhe ka mbështetur vendimet e Qeverisë për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të përhapjes së pandemisë COVID-19”, tha kryeministri Hoti.

Hoti i njoftoi të pranishmit për angazhimin e Qeverisë së Kosovës rreth programit për rimëkëmbje ekonomike, duke thënë se ky program do të ndikoj dukshëm në jetën e qytetarëve dhe bizneseve.

Anëtarët e Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe janë zotuar për angazhim të përbashkët, në krijimin e një situate sa më të qëndrueshme për zhvillimin e komunave.

(Kosova Sot Online)