Zemaj: Po përgatitemi për valën e dytë të Covid-19, javën tjetër shpërndahen mbi 160 mijë vaksina

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 20:51
Zemaj: Po përgatitemi për valën e dytë të Covid-19, javën tjetër shpërndahen mbi 160 mijë vaksina

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se situata aktuale në vend sa i përket Covid-19 është e menaxhueshme. Thotë se po përgatiten edhe për valën e dytë të pandemisë.

 “Jemi të përgatitur për një situatë e cila aktualisht është e menaxhueshme ”, tha Zemaj për televizionin publik të Kosovës.

“Ajo që po bëjmë është shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal. Qysh në javën tjetër do të fillojë shpërndarja 160 mijë e 500 vaksinave… tash e kemi marrë mënyrën e shpërndarjes nga QKMF’ja në të gjitha komunat nën mbikëqyrjen e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, shpjegoi ministri.

“Jemi në procedurë të shtimit edhe të 340 mijë tjera që nënkupton 500 mijë vaksina do të shpërndahen deri në fund të vitit. Pjesa tjetër është përgatitja për infrastrukturë dhe ngritjen e kapaciteteve humane”, tha Zemaj.

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars të këtij viti.

(Kosova Sot Online)