Reshjet në Prishtinë: Gjatë ditës së sotme u akumuluan 14 mm shi

  • A.P /
  • 29 September 2020 - 22:23
Reshjet në Prishtinë: Gjatë ditës së sotme u akumuluan 14 mm shi

Pasditen e sotme dhe në mbrëmje në Prishtinë pati rrebeshe shiu.

Pasdite të reshurat herë-herë ishin me intensitet më të lartë dhe u shoqëruan edhe me rrufe.

Gjatë ditës së sotme u akumuluan gjithsej 14 milimetra shi

Sipas PW, kjo solli totalin për këtë muaj në rreth 40 milimetra, shumë afër vlerave mesatare për muajin shtator.

(Kosova Sot Online)