E konfirmuar: Forcat e Policisë bastisin sërish në Karaçevë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 10:30
E konfirmuar: Forcat e Policisë bastisin sërish në Karaçevë

Mëngjesin e sotëm ka vazhduar aksioni policor, që kishte nisur një javë më parë në Karaçevë.

Institucionet e sigurisë njoftojnë se janë duke u ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Aksioni i sotëm ishte vazhdimësi i atij që kishte nisur më 18 shtator, në Karaçevë të Kamenicës.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I PËRBASHKËT NGA PROKURORIA THEMELORE NË GJILAN, INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS DHE POLICIA E KOSOVËS

Gjilan, 01 Tetorit 2020, 10:00h– Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës.

Ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët.

(Kosova Sot Online)