Vuçiq reagon pasi MPJ ia ndaloi vizitën ministrit të Serbisë në Kosovë

  • E.K /
  • 01 October 2020 - 10:43
Vuçiq reagon pasi MPJ ia ndaloi vizitën ministrit të Serbisë në Kosovë

Dje Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Arsimit të Serbisë, Mlladen Sarcevic, derisa nga zyra e kryeministrit Hoti kanë thënë se ende janë duke shqyrtuar nëse do ta lejojnë një vizitë të tillë meqë ka sugjerime nga ndërkombëtarët për ta lejuar një vizitë të tillë.

Vendimin e sotëm të MPJ-së e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, për të cilin ndalimi i Sarcevic për të hyrë në Kosovë tregon plogështin e Prishtinës zyrtare.

“Është gjithmonë një shenjë dobësie kur përpiqesh t’ia ndalosh dikujt të futet në një territor për shkak të problemeve politike”, ka thënë Vucic, shkruan RTV.rs.

(Kosova Sot Online)