Hoti: Po hyjmë në një fazë të re bashkëpunimi, s’mund ta falenderojmë sa duhet Shqipërinë për politikën e jashtme

  • E.K /
  • 02 October 2020 - 13:11
Hoti: Po hyjmë në një fazë të re bashkëpunimi, s’mund ta falenderojmë sa duhet Shqipërinë për politikën e jashtme

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në mbledhjen e gjashtë të qeverive të përbashkëta, të zhvilluar sot në Tiranë ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria po hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit dypalësh pas nënshkrimit të marrëveshjeve të reja.

“Të gjitha të përqëndruara në lehtësimin e jetës qytetare tregon përkushtimin e dy qeverive tona për të ecur përpara në rrethana të reja, për të zgjidhur shumë nga problemet e qytetarëve tanë”, tha Hoti.

Më tej, kreu i Qeverisë së Kosovës e vuri theksin te situata ekonomike në Kosovë dhe përgatitja e strategjisë afatgjate në këtë drejtim.

“Ne mund të përmbyllim këtë vit me minus 1-3% nga parashikimi i qershorit  që ishte -11%. Kemi stimuluar biznesin dhe kërkesat e tyre. Por po shtrohet nevoja për të pasur një qasje afatgjatë të zhvillimit ekonomik, kemi filluar punën për strategjinë 10-vjeçare. Po përqëndrohemi në investime në infrastrukturë si hekurudhore dhe të energjisë”.

Në konsolidimin e diplomacisë kosovare në botë, Hoti nuk ka kursyer falenderimet për Shqipërinë, ndërsa shton se së shpejti do të vendosen marrëdhëniet diplomatike edhe me Izraelin.

“Nuk mund ta falenderojmë sa duhet Shqipërinë për politikën e jashtme dhe kosnolidimin e dipolomacisë kosovare. Po mundohemi që të kemi liberalizimine vizave me BE-në sa më shpejt dhe të mbajmë të plotësuar të 95 kriteret.

Është një moment i ri për Kosovën me marrëveshjen e Ushashingtonin për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëvehsje po cilësohet historike dhe i gjithë spektri politik.

Shpejt do të vendosim marrëdhëniet normale diplomatike formale me Izraelin”.

(Kosova Sot Online)