Asambleisti i VV’së: Shpend Ahmeti më kërkoi që të dalim jashtë e të konfrontohemi fizikisht

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 17:22
Asambleisti i VV’së: Shpend Ahmeti më kërkoi që të dalim jashtë e të konfrontohemi fizikisht

Një përplasje ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti dhe asambleisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi janë përplasur verbalisht gjatë seancës për buxhetin.

Për arsyen e kësaj përplasje është deklaruar vetë Azemi. Sipas tij, Ahmeti i ka kërkuar që të dalin jashtë dhe të konfrontohen edhe fizikisht, por siç thotë ai nuk merret me “politikanë të dështuar”.

“Shpend Ahmeti jo si një kryetar komune, por më shumë i përngjante një gangsteri erdh te ulësja ime ku e kam në kuvend komunal dhe me kërkonte që të dal jashtë e të konfrontohem me të fizikisht. Mirëpo, me një kategori të tillë, të një politikani të dështuar nuk besoj se ia vlen të merresh fizikisht. Unë e kam obligim qytetar që ta ngrisë zërin për padrejtësitë dhe keqpërdorimet që ndodhin në Kuvend”, ka thënë Azemi.

Azemi ka paralajmëruar edhe padi ndaj Ahmetit për deklaratat e tij, i cili sot tha se Azemi i shkon në zyrë fshehtas dhe qan për t’I futur familjarët e tij në punë.

“Janë xhirimet edhe të Kuvendit komunal, se si zakonisht komuna e publikon xhirimin e plotë, por që me intervenimin e kryetarit në faqen e komunës nuk kanë dal xhirimet e plota. Më drejtohet të ulësja jem edhe më thotë te zyra ime vijshe me lyp, edhe unë tham qa me lyp? Pse po rren? Na mundemi me ambalazhu këtë fjalë nëse është ofenduese, por mund ta quajmë gënjeshtër.  Për këtë gënjeshtër e kam edhe një padi që ose sot ose nesër do ta dorëzoj në organet kompetente”, ka deklaruar Azemi.

(Kosova Sot Online)