Gazetarja ia vuri flakën vetes, nisin hetimet për rastin

  • A.P /
  • 02 October 2020 - 16:48
Gazetarja ia vuri flakën vetes, nisin hetimet për rastin

Autoritetet ruse në qytetin e Nizhny Novgorod kanë hapur hetim pasi kanë gjetur trupin e një gruaje me djegie të rënda në qendër të qytetit, ka thënë në një deklaratë Komiteti Hetimor lokal të premten.

Irina Slavina, gazetare, ka vdekur pasi i ka vënë zjarrin vetes para degës lokale të Ministrisë së Brendshme në Nizhny Novgorod mëngjesin e së premtes, një ditë pasi apartamenti i saj ishte kontrolluar nga policia, kanë shkruar mediat lokale.


(Kosova Sot Online)