Qytetarët ia mësyjnë IKSHPK-së, nuk respektojnë distancën derisa presin rezultatet e testit për COVID

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 10:48
Qytetarët ia mësyjnë IKSHPK-së, nuk respektojnë distancën derisa presin rezultatet e testit për COVID

Numër i madh i qytetarëve mëngjesin e së hënës ia kanë mësyrë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të marrë rezultatet e analiza për COVID-19.

Ata nuk kanë respektuar masat e marra nga Qeveria, për mbajtjen e distancës fizike.

Ata nuk kanë pranuar të deklarohen ndërsa pas interesimit për të marrë një qëndrim në lidhje me këtë çështje kanë filluar të shpërndahen.

Përderisa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se rënia e numrit të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 i ka lehtësuar të gjithë, posaçërisht stafin shëndetësor, por akoma duhet shumë kujdes.

Zemaj më tej ka shtuar se vendimi mund të kthehet në karantinë vetëm nëse e humbasin kontrollin e kujdesit.

(Kosova Sot Online)