Të hetohen urgjentisht Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të lidhur me kompaninë e korruptuar në shërbim të mafies së ndërtimeve

Të hetohen urgjentisht Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të lidhur me kompaninë e korruptuar në shërbim të mafies së ndërtimeve
Të hetohen urgjentisht Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, të lidhur me kompaninë e korruptuar në shërbim të mafies së ndërtimeve

Ragip Guraziu

  • 05 October 2020 - 07:45

Shkruan: Ragip Guraziu

Tani më është koha që të veprohet pa kursim dhe pa asnjë hezitim. Ky rast skandaloz duhet ti shërben Prokurorisë Speciale për motiv shtesë që të iniciohen hetimet në raste të tilla edhe ndaj kryetrarit dhe zinxhirit të vartësve të tij për të quar deri në fund zbardhjen e aferës me tregtinë e lejeve ndërtimore dhe lidhjen e kupolës drejtuese të komunës me mafien e ndërtimeve. Po e them këtë pasi që tash me të drejtë nga qytetarët shtrohet pyetja: Sa thellë dhe pa u penguar apo kontrolluar nga askush po i shfrytëzon Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu këta muaj të fundit të këtij mandati për ti shërbyer mafies së ndërtimeve, për tu pasuruar dhe duke vjel sa më shumë nga lidhja e tyre më mafien e ndërtimeve, duke diskriminuar ata që nuk korruptohen dhe duke bashkëpunuar me ata që detyrohen të japin ryshfet për ta fituar të drejtën e ndërtimit, qoftë edhe në ato zona ku nuk e lejojnë kushtet ndërtimore, por leku dhe ryshfeti e bëjnë të vetën dhe punohet si të ishin në kushte normale.

Zhvillimet e fundit rreth komunës së Prishtinës, arrestimit të inspektorit të ndërtimit nga policia e Kosovës për çështje ryshfeti, marrje të mitos, keqpërdorim të detyrës zyrtare, tregon për nivelin e korrupsionit që ka përfshirë komunë e Prishtinës në këto dy mandate të qeverisës nga kryetari Shpend Ahmeti. Pra ky rast tregoi se edhe momentin e fundit të mandatit të tyre, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu me kompani, po e shfrytëzojnë për ti shërbyer mafies së ndërtimeve duke bërë edhe seleksionimin e dhënies se lejeve ndërtimore, me refuzim për vite të tëra të kërkesave të drejtë ta pronarëve të pa lidhur me krimin, por edhe duke i shfrytëzuar lejet e lëshuara me korrupsion për të përfituar sa më shumë materialisht nga pronarët e ndërtimeve.

E kur rastet e tilla po kapen në flagrancë, sikur ishte ky i fundit para disa ditës, shtrohet pyetja se çka pret, apo a do ta ketë guximin Prokuroria Speciale e Kosovës që të zhvillon hetim të detajuar të lidhjes së krerëve të komunës së Prishtinës, në krye me Shpend Ahmetin, me mafien e ndërtimeve që kanë krijuar një kaos të pa përmirësueshëm dhe të pa riparueshëm urbanistik të cilin do vuajnë e trashëgojnë me dekada të tëra edhe mandatet e reja qeverisëse që do të vijnë në krye të Prishtinës.

Është shumë tronditës dhe shqetësues fakti se si po vazhdojnë të zbulohen e të kapen rrënjët e krimit të organizuar në komunën e Prishtinës, për tregtinë që është zhvilluar dhe po vazhdon të zhvillohet me leje ndërtimore përgjatë gjithë mandatit, të parë dhe të dytë të Shpend Ahmetit. Qytetarët përveç që kushtëzohen pa të drejtë me dhënien e lejeve ndërtimore, atyre ju kërkohet ryshfet edhe pasi ti marrin ato, për të vazhduar punimet. Rasti më i freskët është lajmi të cilin e ka dhënë drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit duke treguar se në Prishtinë ka arrestuar një inspektor ndërtimi të Komunës së Prishtinës për kërkim ryshfeti, njofton Policia e Kosovës. Ishte lajm bombë njoftimi I këtyre ditëve se si Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 29.09.2020 ka pranuar palën ankuese i cili ka deklaruar se është pronar i një firme ndërtimi që merret me ndërtime të larta.

Deri sa ankuesi tregon se është duke e ndërtuar një objekt në një lagje të Prishtinës dhe se edhe përkundër faktit që posedon leje ndërtimi iu kanë ndaluar punimet nga një inspektor i ndërtimi i Komunës së Prishtinës dhe sipas tij, ky i fundit është duke i kërkuar ryshfet për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve. Sidoqoftë rasti nuk është amnistuar. Pas informatës thuhet se policia ka arrestuar në flagrancë inspektorin të cilit iu gjenden paratë në çantë. Pra personi është kapur në ngjarje, pasi që pas pranimit të informatës, policia vepron dhe ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të verifikimit të informacionit që jep ankuesi, sigurohet simulimi i veprës penale (sigurimi i parave, fotografimi i parave që do përdoren për simulim dhe më 29.09.2020, në ora 17:00, në një restauruan në Prishtinë realizohet arrestimi në flagrancë i një të dyshuari i cili kishte pranuar një shumë parash nga ana e ankuesit. Paratë e marra i gjinden në çantë personit të dyshuar.

Më këto veprime i dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’. I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar të PTH-Prishtinë, i njëjti me akt-vendim për ndalim të dyshuarit është dërguar në mbajtje dhe ky do të duhej dënuar për këtë vepër të rëndë penale, që nuk mundë të kualifikohet më pak se krim i organizuar që ka zinxhirin e vetë funksional edhe përtej këtij personi.

Secili qytetar deri tani mundë të ketë pasur dyshime dhe dilema lidhur me përfshirjen tepër të thellë në krim të organizuar të zyrtarëve të komunës së Prishtinës, në krye me Shpend Ahmetin e dardan Sejdiun, me kapjen e këtij raste do të binden plotësisht se ky rast i freskët është dëshmia më e mire, se i gjithë ky degradim që i është shkaktuar qytetit të Prishtinës me rrethinë, është bërë dhe po bëhet duke shitur leje ndërtimore, duke favorizuar kompanitë e lidhura me krimin e organizuar duke u lidhur e gjithë administrate komunale e drejtuar nga kryetari klubi kriminal i Dardan Sejdiut dhe shefi i tij Shpend Ahmeti, me krimin e organizuar, pasi që dora e zgjatur e këtij krimi janë vetë inspektorët të cilët nuk mundë të veprojnë nëse nuk e ndajnë gjahun në marrëveshje me kryetarin, para të cilit japin llogari dhe i përgjigjen për gjendjen në teren.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".