Vjosa Osmani thotë që Qeveria duhet të bojkotojë çdo negociatë ku është Daçiqi

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 15:57
Vjosa Osmani thotë që Qeveria duhet të bojkotojë çdo negociatë ku është Daçiqi

Sipas Vjosa Osmanit, Qeveria është vonuar në reagim ndaj deklaratave të zyrtarit të lartë serb, Ivica Daçiq. Ajo thotë se Kosova duhet të bojkotojë çdo negociatë ku pjesë e saj është Daçiqi.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se Qeveria e Avdullah Hotit u vonua për reagim ndaj deklaratës së ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq për varret masive të shqiptarëve në Serbi.

“Kushdo që e fsheh krimin, ka kryer krim edhe vetë. Ivica Daciq njëherë ka bërë krim që ka qenë zëdhënës i Millosheviqit, e tash po bën krim të dyfishtë”, ka thënë Osmani.

Osmani thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të pranojë të negociojë me Serbinë, kur i pranishëm është ministri Daciq.

“Daciqi duke tentuar ta fsheh krimin që është bërë. Më e pakta që do të bënte qeveria nuk do të duhej të ulej kurrë në tavolinë”, ka thënë Osmani në konferencën për media.

Ndryshe, Daciq javën e kaluar në një emision televiziv kritikoi serbët që po tregojnë se ku javë varrezat masive të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)