Demaj thotë se Mehmet Kraja ia huq me deklaratat e tij: Ka luftë speciale me motive politike

  • A.P /
  • 05 October 2020 - 21:40
Demaj thotë se Mehmet Kraja ia huq me deklaratat e tij: Ka luftë speciale me motive politike

Historiani Frashër Demaj ka thën se për kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK), Mehmet Kraja, se ia ka huq me deklaratat e tij në lidhje me Projektin e Historisë së Përbashkët të CDRSEE-së.

Kraja në një emision televiziv kishte thënë se në vitin 2005 ka qenë një grup i historianëve që kanë bërë korrigjime, ku pushtuesi serb është zëvendësuar me pushtetin serb.

“Në vitin 2005 ka qenë një grup i historianëve që kanë ndërhyrë, kanë bërë korrigjime, ku pushtuesi serb është zëvendësuar me pushtetin serb. Të luftosh kundër pushteti Lufton gjithkush, të luftosh kundër pushtuesit është krejt tjetër çka”, ka thënë Kraja.

Por për këtë, Demaj tha se Kraja ia ka huq me këto deklarime, pasi sipas tij, ka luftë speciale me motive politike.

“Kjo është luftë speciale, pas i kemi zgjedhjet në akademi, dhe është luftë speciale me motive politike. Zoti kraja ja huq fort me këto deklarime, sepse e ngatërron, sepse kanë qenë dy komisione.  Një shtetas ose një popull e pushton një territori pastaj e vendos pushtetin e tij. Serbia na ka pushtuar prej 1913 deri 1999, masi na ka pushtu e ka vendos pushtetin e vet në Kosovë. Atëherë çka ka këtu diskutabile”, tha Demaj.

(Kosova Sot Online)