Dalin rezultatet për COVID-19 të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës “Ismail Qemaili”

  • E.K /
  • 06 October 2020 - 12:24
Dalin rezultatet për COVID-19 të nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës “Ismail Qemaili”

Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të shkollës në Facebook.

“Të nderuar prindër, mesimdhënës dhe të gjithë ju që na percjellni në faqen tonë zyrtare të Facebook-ut, ju njoftojmë se sapo na njoftuan nga IKSHPK-ja që e gjithë klasa bashkë me mësimdhënësit të cilët u testuan për COVID-19 dje kane rezultuar negativë”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit ishin testuar pasi një nxënës i kësaj shkolle dje kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

(Kosova Sot Online)