Arrestohet një grua në Istog, sulmoi fizikisht një burrë dhe një grua tjetër

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 12:21
Arrestohet një grua në Istog, sulmoi fizikisht një burrë dhe një grua tjetër

Policia ka prangosur grua për sulm fizik ndaj një burri dhe një gruaje tjetër dje në Istog.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme.

Pas intervistimit, e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Istog, 06.10.2020-18:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje të mëhershme ka kanosur dhe sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull kosovar dhe një femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)