Serbisë i kërkohet ta gjejë ish-policin ushtarak të arratisur dhe ta zbatojë dënimin ndaj tij

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 15:03
Serbisë i kërkohet ta gjejë ish-policin ushtarak të arratisur dhe ta zbatojë dënimin ndaj tij

Një gjykatë në Bosnje i ka kërkuar Serbisë që ta zbatojë dënimin me 14 vjet burgim për krime kundër njerëzimit ndaj oficerit të policisë ushtarake të Ushtrisë serbe të Bosnjes, Dragomir Kezunoviq.

Përmes një kërkese zyrtare, gjykata shtetërore e Bosnjës ka kërkuar sistmetir gjyqësor të Serbisë që gjejë Kezunoviqin që u largua nga Bosnja më shumë se dy vjet më parë dhe ta marr përsipër zbatimin e dënimit të tij.

Kezunoviq, anëtar i Skuadrës së Policisë Ushtarake me Brigadën Tesliq të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, u dënua për përfshirje në pushkatimin e 28 civilëve në zonën e Tesliqit më 1992.

Prokuroria atë kohë nuk kërkoi që ai të mbahej në paraburgim, pasi Kezunoviq u paraqit vullnetarisht në seancat gjyqësore, ndonëse jetonte në Serbi. Mirëpo, Kezunoviq nuk u paraqit si zakonisht për vendimin e shkallës së parë në korrik të vitit 2018, kur u dënua me 14 vjet burg.

Marjanoviq ishte komandant i Skuadrës së policisë ushtarake dhe të pandehurit e tjerë, të cilët tani po vuajnë dënimin, ishin anëtarë të Brigadës Tesliç të Ushtrisë Serbe të Bosnjës dhe gjithashtu pjesë e njësisë “Minjtë”.

Sipas vendimit të gjykatës, Kezunoviç “kontribuoi në vrasjen e 28 civilëve”.

(Kosova Sot Online)