Ja si funksionuan lidhjet e fshehta të Shpend Ahmetit me PDK-në për dy mandate kryetar i Prishtinës

Ja si funksionuan lidhjet e fshehta të Shpend Ahmetit me PDK-në për dy mandate kryetar i Prishtinës
Ja si funksionuan lidhjet e fshehta të Shpend Ahmetit me PDK-në për dy mandate kryetar i Prishtinës

Dardan Grapci

  • 07 October 2020 - 07:35

Shkruan: Dardan Grapci

Lidhjet e fshehta të Shpend Ahmetit me PDK-në e kanë zanafillën shumë të hershme, madje akoma pa u zgjedhur kryetar i Prishtinës në mandatin e parë, prandaj Vetëvendosja ka bërë mirë që e ka larguar nga partia e tyre, sepse e kanë parë që Shpendit nuk po i besohet, kur Shpendi me ndihmën e disa politikanëve dhe ish zyrtarëve të LVV-s e kanë marrë në dorë partinë PSD-në, si në huazim sa për strehë politike për ti shërbyer indirekt PDK-së. Pra qëllimi ka qenë që nëpërmes kësaj partie të bëjnë manovra kriminale e jo tu ndihmojnë qytetarëve të tij, të cilët çdo ditë po ballafaqohen me probleme siç janë : Punësimi, arsimi, ekonomia, komunikacioni etj. Me fjalë tjera Shpendit i ka ardhur fundi, dhe shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët e Prishtinës, ta votojnë një kandidat tjetër i cili mundë tu plotësoj nevojat elementare që kanë nevojë si banor të Prishtinës dhe si familje.

Në fund të tunelit gjithmonë shihet një dritë shprese, është një shprehje qytetare, ku me këtë dua të them që edhe të pa larat e shpend Ahmetit po zbulohen, Shpend Ahmeti ka menduar që askush s’do të del kundër tij dhe të ja zbuloj sekretet e lidhjeve me prapaskenat e nëntokës politike, edhe me SHIK-un. Shpendi gjithmonë ka qenë i lidhur ngushtë me politikanët e korruptuar apo partitë politike që janë në pushtet, ose janë rikthyer në opozitë.

Nuk është ndonjë zbulim “epokal” rasti që ndërlidhet me drejtorin e ndërmarrjes Parking Prishtina, edhe pse po zbulohet shumë qartë që nuk është i zgjedhur në konkurrencë sipas kandidaturës së rregullt, por në baza puro partiake, ku njeriu i PDK-s është bërë drejtor. Kjo ka ndodhur sepse janë marr telekomandat dhe instruksionet nga vetë PDK për ta realizuar këtë objektiv. Tash po shihet qartë që edhe pse Shpend Ahmetit është duke i kaluar mandati i kryetarit të Prishtinës, ai tani po mundohet që me çdo kusht ti bëjë për vete votuesit e PDK-s që eventualisht në zgjedhjet e reja komunale që do të mbahen vitin e ardhshëm të kandidohet për mandat të tretë dhe ta votojnë atë nëse arrin disi ti imponohet PDK-së si kandidat i vetëm i besueshëm dhe që ka mbështetjen e shumicës!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".