PDK thotë se në sondazhe po dalin të parët

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 14:17
PDK thotë se në sondazhe po dalin të parët

Partia Demokratike e Kosovës po deklaron se sondazhet e fundit po e radhitin mirë këtë subjekt.

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyci ka shkruar se hulumtimet dhe analizat nga palët e treta po tregojnë qartë se PDK është duke u rikthyer.

“Edhe PO! Ne jemi në garë për vendin e parë, shumë më shpejtë se që kishim pritur, por këtu edhe duhet të pranojmë se tri vendimet e kryetarit të partisë, z. Veseli e ka kthyer besimin në Partinë Demokratike të Kosovës. Shkuarje në opozitë me dinjitet e pak fjalë. Qasja konstruktive se jemi opozitë ndaj qeverise (Kurti/Hoti), por jo opozitë ndaj shtetit të Kosovës. PDK në vazhdimësi po ofron zgjidhje e propozime për çështjet me interes për qytetarët. Jo fjalë por zgjidhje të ofruara me shkrim”, ka thënë Bytyci.

“Edhe reforma në parti po jep rezultate. Për të gjithë neve, ky është një lajm i mirë, e sidomos për vendin. Por, ne duhet të vazhdojmë me qasjen e duhur në opozitë, por edhe reformën e thellë ndaj segmenteve që në vazhdimësi po e pengojnë rritjen tonë politike. Për më pak se një vit, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se vendi ynë ka nevojë për një qeveri që di të marrë vendime, e jo një qeveri që flet shumë e propagandon, por kryen pak punë”, ka thënë zëdhënësi i PDK’së.

(Kosova Sot Online)