Haxhi Shala nga Haga: Në Speciale nuk fola, vetëm emrin dhe mbiemrin e shkruajta

  • E.K /
  • 08 October 2020 - 14:20
Haxhi Shala nga Haga: Në Speciale nuk fola, vetëm emrin dhe mbiemrin e shkruajta

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, sot është intervistuar nga Gjykata Speciale. Ai pas intervistimit ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje dhe se ka shënuar vetëm emrin dhe mbiemrin.

“Intervistimi shkoj mirë se vendosëm me avokatin ta shfrytëzojmë të drejtën të mbrohem në heshtje. I kemi dhënë disa shënime rreth emrit dhe mbiemrit dhe asgjë tjetër tha Shalapër Dukagjinin.. Përderisa nuk kishim asnjë material as unë, as avokati se pse jam ftuar si i dyshuar, e shfrytëzuam të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar Shala .

Ai ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë tutje dhe se do të kthehet në Kosovë brenda 2-3 dite.

“Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e dijmë as unë as avokati. E kam përfunduar për sot intervistën, nuk më është caktuar asnjë datë tjetër. Në Kosovë do të kthehem brenda 2-3 dite, se do të jem për vizitë te djali në Pragë”, ka thënë Shala. 

(Kosova Sot Online)