Shpend Ahmeti satelit besnik i kontrolluar prej PDK-së

Shpend Ahmeti satelit besnik i kontrolluar prej PDK-së
Shpend Ahmeti satelit besnik i kontrolluar prej PDK-së

Ragip Guraziu

  • 08 October 2020 - 13:05

Shkruan: Ragip Guraziu

Në prapaskenat e zhvillimeve politike, në mandatin e dytë për kryetar të komunës së Prishtinës, pas marrjes së kësaj pozite, është e sigurt që PDK-ja si me telekomandë e detyroi Shpend Ahmetin që të largohet nga VV dhe ta formon kinse subjektin e vetë politik, satelit i PDK-s, që po i shërben për rehabilitimin e anëtarëve të PDK-së nëpër dikastere të ndryshme, sikur është ky me Prishtina Parkingun. Prandaj nuk do të jetë aspak befasi nëse në zgjedhjet e radhës Shpend Ahmeti edhe zyrtarisht do të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së, derisa ai publikisht është larguar nga PSD-ja.

Jo rastësisht po thuhet dhe është zbuluar se si Drejtori i Shpend Ahmetit për Parking Prishtina është marr nga lista e PDK-së, një skandal të cilin e ka zbuluar anëtari i VV-së Avni Zogiani. Ky zbulim i lehtë tregon mjaftueshëm dhe shërben si fakt për ta shpjeguar edhe arsyen pse PDK-ja i pati dhënë votat për ta bërë Shpend Ahmetin kryetar të Prishtinës në konkurrencë serioze më LDK-në, dhe ja mundësoi zgjedhjen në këtë pozitë në mandatin e parë, dhe pastaj si me telekomandë edhe në mandatin e dytë e detyroi po kjo PDK që të largohet nga VV dhe ta formon kinse subjektin e vetë politik PSD, parti satelite e PDK-së.

Dyshimet më nuk janë vetëm dyshime sepse gjërat po zbulohen tani në fund të mandatit, janë lidhjet e ngushta madje me bazë të Shpend Ahmetit me PDK-në, deri sa anëtari i kryesisë së LVV- s Avni Zogiani e zbulon qartë dhe me fakte këtë lidhje duke i dekonspiruar aksionet simbolike të PDK- së kundër korrupsionit në Prishtinë kur thotë:"Ja pse Rinia e PDK-së bën aksion për korrupsionin në Prishtinë, e nuk e përmend pushtetin komunal. E bënë këtë sepse Drejtori i Shpend Ahmetit për Parking Prishtina është marr nga lista e PDK-së!", ka thënë Zogiani. E ky fakt me një fjali fare të thjeshtë tregon mjaftueshëm edhe arsyen pse PDK i dha votat Shpend Ahmetit për kryetar të Prishtinës, ju kundërvu aso kohe Isa Mustafës dhe kështu ja mundësoi zgjedhjen në këtë pozitë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".