Infektohet me COVID-19 një mësimdhënës, mbyllen dy shkolla në Malishevë

  • A.P /
  • 08 October 2020 - 16:39
Infektohet me COVID-19 një mësimdhënës, mbyllen dy shkolla në Malishevë

Sot në Malishevë një mësimdhënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe si pasojë dy shkolla janë mbyllur dhe po zhvillojnë mësimin online.

I infektuari ishte mësimdhënës në dy shkolla. Kjo u bë e ditur nga një postim i Komunës së Malishevës në Facebook.

“Sot në Komunën e Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi online, pasi i rasti i ri, është mësimdhënëse në dy shkolla”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)