Nagavci nuk ia jep fjalën Zemajt, shtohen tensionet

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 14:25
Nagavci nuk ia jep fjalën Zemajt, shtohen tensionet

Pas deklaratës së deputetit Fitim Uka, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka kërkuar fjalën për deklarim në Kuvend.

Megjithatë, një gjë të tillë nuk e ka lejuar kryesuesja e seancës Arbërie Nagavci.

“Nëse do për replikë tash, pastaj nëse e ki për deklarim”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, duke përsëritur se kështu janë rregullat.

Pas kësaj deklarate të Nagavcit kanë reaguar nga ekzekutivi duke thënë se Qeveria mund të marrë fjalën kur të dojë në seancë.

Pavarësisht kësaj e drejta për deklarim iu është dhënë deputetit të LDK’së, Ilir Feratit, i cili ka qenë i hapur për t’ia kaluar radhën ministrit Zemaj.

“Armend a pe do fjalën”, ka thënë deputeti i LDK’së.

(Kosova Sot Online)