“Rrenc”, tensionohet situata në Kuvend: Zemaj përplaset me deputetin e VV’së, ndërhynë Kujtim Shala

  • E.K /
  • 09 October 2020 - 14:21
“Rrenc”, tensionohet situata në Kuvend: Zemaj përplaset me deputetin e VV’së, ndërhynë Kujtim Shala

Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt nuk i ka pëlqyer deklarimi i deputetit të LVV’së, Fitim Ukës.

Gjatë kohës sa Uka po fliste për menaxhimin e pandemisë në foltore të Kuvendit, Zemaj e ka quajtur “rrenc”  deputetin Uka.

“Ti je rrenc”, është dëgjuar duke bërtitur Zemaj.

Pas kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

“Ministër kujdes fjalorin, nuk ki asnjë të drejtë me ofendu deputetin, nuk mundesh me i thanë as rrenc as gënjeshtar,  të lutem ruaj qetësinë”, ka thënë Nagavci.

Te ministri pas këtyre deklaratave janë parë edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi.

(Kosova Sot Online)