Lexoni edhe:
Zemaj – deputetit të LVV’së: Po ju referoheni Sputnikut, je mjek që i gëzohesh vdekjeve të njerëzve
Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalijaj ka thënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës se Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nuk duhet të kritikohet për emërimin e Enis Qerkës si këshilltar të tij.
Demalijaj në seancën e sotme ka thënë se ata që e kanë kritikuar ministrin Selimi për këshilltarin, ende nuk i kanë dhënë përgjigje presidentit Hashim Thaci për laboratorët e drogës.
“Na i tha dikush ministrit për një këshilltar, hala nuk I keni dhënë përgjigje presidentit Thaci për laboratorët e drogës që kanë qenë njerëz të afërt me Ministren e Drejtësisë”, ka thënë Demalijaj.
Kjo deklaratë e tij vjen pas akuzave gjatë Qeverisë Kurti për ish’ministren Albulena Haxhiu sipas të cilave raportime, e njejta kishte pasur në kabinet persona që kanë lidhje të afërta me disa pronarë të laboratorëve të drogës.
(Kosova Sot Online)