E konfirmon Policia: Kjo është arsyeja pse Haki Rugova u arrestua

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 22:41
E konfirmon Policia: Kjo është arsyeja pse Haki Rugova u arrestua

Është arrestuar kryetari i Istogut Haki Rugova.

Në pyetjen për rastin e Rugovës, Policia e ka konfirmuar se janë intervistuar tre të duashur për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

 Rugova dhe zyrtarët e tjerë janë dërguar në mbajtje.

“Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë,  ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.


(Kosova Sot Online)