Ja përse e premtja është ditë e shenjtë dhe dita e lutjes së madhe

  • A.P /
  • 09 October 2020 - 20:14
Ja përse e premtja është ditë e shenjtë dhe dita e lutjes së madhe

Siç dihet dita e premte është dita më e mirë e javës për muslimanët. Me ajetin e sures El-Xhum’a:“O ju që besuat, kur thirret ezani për namaz ditën e xhuma, shpejtoni për të dëgjuar hytben dhe për të falur namazin e xhumasë dhe lini shitblerjen.

Kjo është shumë e dobishme për ju nëse e dini.” janë caktuar momentet e kësaj dite të cilat muslimani nuk guxon t’i lëshojë.

Sipas hadithit që e regjistron imam Buhariu ekziston shkaku se pse u caktua dita e premte si ditë e zgjedhur: Allahu e ruajti ditën e premte nga popujt që ishin më parë.

Hebrenjtë e zgjodhën ditën e shtunë, të krishtertë të dielën, andaj Allahu na e dha neve dhe na obligoi ta nderojmë ditën e xhuma. Dhe bëri që rendi të jetë: e premte, e shtunë dhe e diell. Ashtu siç e shtuna dhe e diela vijnë pas të premtes, në të njëjtën mënyrë ata do të vijnë pas neve dhe në Ditën e Gjy kimit. Ne jemi të fundit në këtë botë, ndërsa të parët në botën tjetër dhe ne do të gjykohemi para të tjerëve.

(Kosova Sot Online)