Opozita nuk ndryshon qëndrim, s’ia votojnë Qeverisë Ligjin për rimëkëmbjen

  • E.K /
  • 12 October 2020 - 10:48
Opozita nuk ndryshon qëndrim, s’ia votojnë Qeverisë Ligjin për rimëkëmbjen

Opozita ka bërë të ditur se nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket ligjit për rimëkëmbjen.

Rrjedhimisht, PDK dhe LVV’ja nuk do të votojnë këtë pako as në seancën e sotme.

Deputeti i LVV’së Hekuran Murati ka thënë se Vetëvendosje me këtë veprim po synon ruajtjen e shtetit.

“Ne vazhdojmë të kemi qëndrimin e njëjtë, ne vazhdojmë të ruajmë shtetin, ne vazhdojmë ta mbajmë qëndrimin e njëjtë, ne mendojmë që zgjidhja duhet të bëhet ndryshe, shembullin e kanë”, tha Murati.

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri ka thënë se PDK’ja nuk ndryshon qëndrimin e saj.

“Republika e Kosovës ka nevojë për koordinim opozitë pozitë, mirëpo, si opozitë këtë gatishmëri nuk e kemi parë nga Qeveria, PDK’ja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)