Lajçak takohet sot me kryetarin e LDK’së

  • E.K /
  • 15 October 2020 - 08:17
Lajçak takohet sot me kryetarin e LDK’së

Lajçak takohet sot me kryetarin e LDK’së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, LDK’ja ka bërë me dije se takimi do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie.

“Nesër (e enjte), më datë 15 tetor 2020, në orën 08:30, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Lajçak është takuar dje edhe me kryetarët e partive të tjera në vend.

(Kosova Sot Online)