Drecun: Dialogu Kosovë-Serbi në komë të thellë

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 23:34
Drecun: Dialogu Kosovë-Serbi në komë të thellë

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës ka rënë në një gjendje kome të thellë, thotë ish-kryetari i komitetit parlamentar në Serbi, Millovan Drecun, duke shtuar se ai nuk sheh hapësirë ëpër vazhdimin e negociatave për Kosovën derisa siç tha ai Prishtina të refuzojë të formojë Asociacionin  e Komunave me shumicë serbe.

Drecun gjithashtu beson se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajcak, i cili shkoi në Beograd sot pas vizitës në Prishtinë duhet të sqarojë pozicionin e tij në negociata, duke theksuar se zyrtari evropian është i butë dhe tregon mirëkuptim të heshtur ndaj Prishtinës e cila sipas tij bllokoi dialogun.

“Unë nuk mund ta kuptoj pozicionin e Lajçakut, i cili çon në paragjykim dhe njëanshmëri. Së pari, Lajçak përcaktoi linjat e kuqe në bisedime, e cila nuk është detyra e tij dhe së dyti, ai thotë se Prishtina duhet të bashkojë të gjitha kapacitetet politike në mënyrë që të rrisë forcën dhe ndikimin e saj,” i tha Drecun TV Pinkut.


(Kosova Sot Online)