Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 08:08
Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:45

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin e Panelit për plotësimin e Bordit të NP KOSTT nga radhët e komuniteteve dhe kuotës gjinore (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)

10:30

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, mban konferencë për 100 ditëshin e punës së Ministrisë së Infrastrukturës. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrstrukturës, kati i dytë)

11:00

Kuvendi i Kosovës mban seancën e re plenare në të cilën do të shqyrtohen disa projektligje dhe marrëveshje ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare)

11:00

Nënshkruhet marrëveshja për të drejtat e transmetimit për edicionin 2020-2021 ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Art Motion, si dhe mes Ligës Unike dhe Art Motion. (Objekti i Klan Kosova)

13:00

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Deçanit. (Komuna e Deçanit)

13:00

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajë takim me OJQ-të, shoqëritë kulturore dhe klubet sportive në komunën e Prizrenit. (Salla e Kuqe, kati i tretë i Administratës Komunale)

14:00

Në kuadër të Guest Speaker Program të Fakultetit Juridik, ligjëron Ambasadori i BE-së, Tomáš Szunyog me temën ‘’Rruga Evropiane e Kosovës dhe Kushtëzimi për Zgjerimin: Çfarë duhet të bëjë Kosova për t’i ndjekur reformat shpejt dhe më seriozisht?”. (Në Amfiteatrin e Madh të Fakultetit Juridik).

(Kosova Sot Online)