Lexoni edhe:
Kot mundohet LDK-ja ta mbron Haki Rugovën, është tentativë skandaloze për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë
Dy vëllezërit nga fshati Ratishë e Deçanit që u mbytën nga treni në qytetin Bruckberg të Gjermanisë, do të varrosen sot në ora 15:00 në varrezat e fshatit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj përmes një statusi në Facebook.
“Të dashur qytetarë, Ju njoftoj se, nesër ditë e premte, në ora 15:00, do të bëhet varrimi i Hasan dhe Blerian Arifaj , në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Institucionet Lokale të Deçanit. Ngushëllime familjes Arifaj dhe të gjithë qytetarëve për humbjen tragjike”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)