Sava Janjiq thotë se personi që e hoqi dje flamurin kombëtar në Koshare s’ka lidhje me Kishën

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 10:13
Sava Janjiq thotë se personi që e hoqi dje flamurin kombëtar në Koshare s’ka lidhje me Kishën

Igumenti i manastirit të Deçanit, Sava Janic ka thënë se prifti që e ka hequr flamurin kombëtar nga Kosharja nuk ka lidhje me kishën.

Janic përmes Facebookut ka thënë se distancohen nga këto veprimtari që rrezikojnë marrëdhëniet midis komuniteteve etnike dhe fetare.

“Për të gjitha viktimat ne lutemi rregullisht në tempuj, veçanërisht për të rinjtë që vdiqën në luftë”, ka shkruar ai.

Këto sjellje ai i ka quajtur të papërgjegjshme.

“Sjellja e papërgjegjshme e individëve që vijnë në Kosovë vetëm për të regjistruar materiale video të bujshme shkaktojnë dëm kryesisht për njerëzit tanë të cilët kanë mbetur të jetojnë këtu”, ka thënë igumeni i manastirit të Deçanit.

Dje në mesditë, u largua flamuri Kombëtar në Koshare, nga një prift serb.

Ndërkohë për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të inicioi hetim dhe padi për priftin serb.

Në një video të publikuar sot nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte atje që nga koha e luftës.

 

ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë...

Publiée par Sava Janjië sur Vendredi 16 octobre 2020

(Kosova Sot Online)