VV i reagon Lajçakut: Në takim me Albin Kurtin nuk është përmendur Asociacioni

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 13:19
VV i reagon Lajçakut: Në takim me Albin Kurtin nuk është përmendur Asociacioni

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në takimin me emisarin e BE’së, Miroslav Lacakun, nuk ka qenë temë Asociacioni. Ndryshe prej VV’së, Lajcak tha dje se në krejt takimet me liderë politikë në Kosovë është pajtuar për Asociacion.

Zëdhënësi i LV’së, Përparim Kryeziu, thotë se në takimin e Lajcakut me krerët e kësaj partie, nuk është përmendur Asociacioni i komunave serbe.

Sipas Kryeziut, kjo temë nuk u hodh në tavolinën e zyrës së Vetëvendosjes, sepse Lajcak, tashmë e di qëndrimin e partisë së Kurtit për Asociacionin.

Postimi i plotë i zëdhenësit të VV’së:

Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njejtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës

Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.

Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësisht projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër.

(Kosova Sot Online)