Ja pse nuk ka marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë pa vendosjen e nënshkrimeve nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Faik Krasniqi

  • 16 tetor 2020 - 13:02

Shkruan: Faik Krasniqi

Një marrëveshje finale mundë të mos ta kemi edhe për disa vite, por në fund atë marrëveshje finale jam më se i bindur që do ta nënshkruajnë protagonistët e këtyre bisedimeve nga të dyja shtetet. Të tjerët që behën sikur e kanë në dorë dialogun, janë vetëm kalimtar. Konsideroj që projektuesit e këtyre bisedimeve kanë planifikuar çdo gjë, fillimin dhe mbarimin e saj!

Presidenti Thaçi i ka filluar bisedimet me Serbinë. Ka qenë në krye të këtyre bisedimeve për vite me radhë. Janë nënshkruar me dhjetëra marrëveshje me Serbinë nga ato bisedime. Ndërmjetësuesit e këtyre bisedimeve, në këtë rast Brukseli, për marrëveshjen finale duan t'i kenë ata që i kanë filluar këto bisedime. Nga ana e Kosovës presidenti Thaçi, nga ana e Serbisë presidenti Vuçiq.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".