Caktohet seanca e radhës, Hoti raporton para deputetëve në tri interpelanca

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 14:25
Caktohet seanca e radhës, Hoti raporton para deputetëve në tri interpelanca

Sot është mbledhur kryesia e Kuvendit të Kosovës, derisa, është marrë vendim për caktimin e seancës së radhës.

Pas mbledhjes së kryesisë, kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se të martën do të ketë seancë derisa në rend të ditës do të jenë tri interpelanca për kryeministrin Avdullah Hotin.

“E patëm një mbledhje të kryesisë, e trajtuam letrën me pesë interpelanca që janë kërkuar nga deputetët. Kryeministri ka propozuar që të mbahen në po të njëjtën datë, u dakorduam që për shkak se do të zgjasin pa pauzë, 15 orë dhe mos qëndrim në të njëjtën orë, tri interpelanca i caktuam të mërkurën derisa dy të tjerat do të caktohen ditëve tjera”, ka thënë Osmani.

Ajo ka dhënë edhe detaje për këto tri interpelanca.

“Do t’i  kemi tri interpelanca, atë për organizata ndërkombëtare, atë për minishengenin dhe atë që ka të bëjë me qëndrimin për asociacionin e komunave këto do të trajtohen të mërkurën”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)