Gjykata gjermane shfuqizon orën policore për restorantet dhe baret në Berlin

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 15:17
Gjykata gjermane shfuqizon orën policore për restorantet dhe baret në Berlin

Një gjykatë e ka shfuqizuar orën policore për baret dhe restorantet e Berlinit, duke iu bashkëngjitur rajoneve tjera që e kanë bërë të njëjtin veprim kundër masave të qeverisë qendrore.

Qeveria lokale e Berlinit para një jave vendosi kufizim të orarit të punës nga ora 11 para mesnate deri në orën 6 të mëngjesit për ta luftuar përhapjen e koronavirusit. Sidoqoftë, të premten, një zëdhënës i Gjykatës Administrative në Berlin tha: “Ora policore është pezulluar tash për tash, sepse gjykata e vlerëson në shpërputhje me masat tjera që janë marrë për luftimin e pandemisë”.

Kjo gjykatë shtoi se nuk ka dëshmi që baret dhe restorantet që i respektojnë rregullat për vendosjen e masakve dhe mbajtjen e distancës sociale kanë ndikuar në rritjen e shkallës së infeksioneve, shkruan The Guardian.

Disa qytete tjera gjermane, përfshirë qendrën financiare, Frankfurtin, kanë vendosur kufizime në orarin e punës së bareve dhe restoranteve. Rajonet gjermane u pajtuan këtë javë me kancelaren Merkel se masat e tilla do të hyjnë automatikisht në fuqi në zonat ku numri i të infektuarve në javë shkon mbi 50 për 100.000 banorë.

Njësoj si shumë vende tjera në Evropë, edhe Gjermania është duke u përballur me rritje të madhe të rasteve ditëve të fundit. Të enjten dhe të premten u regjistruan rekorde të rasteve ditore. Në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 7.300 të infektuar.

(Kosova Sot Online)