Kryetari i Ferizajt ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e 3 familjarëve të tyre në Gjermani

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 11:49
Kryetari i Ferizajt ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e 3 familjarëve të tyre në Gjermani

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar vdekjes së 3 mërgimtarëve që vdiqën si pasojë e një aksidenti në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ku po ktheheshin nga pushimet në vendlindje për në Zvicër.

Aliu i ka shprehur ngushëllime familjes Krasniqi nga fshati Rahovicë e Ferizajt.

“Mbrëmë morëm lajmin e kobshëm për vdekjen tragjike të bashkëatdhetarëve tanë të familjes Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt. Ata po bënin rrugën e kthimit nga vendlindja ku tragjedia i mori jetën në moshë të re, prindit e familjarëve të kësaj familje. Në emër të qytetarëve të Ferizajt, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, miqve e të njohurve të të ndjerëve” përfundon telegrami i ngushëllimit.

Lidhur me këtë aksident ka reaguar edhe ambasada e Kosovës në Berlin, e cila ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)