
Richard Grenell: Evropianët po duan ta kthejnë në krye të SHBA-së të dobëtin Biden

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka publikuar disa të dhëna të një sondazhi se kë do ta votonin evropianët për president të SHBA-së nëse do të merrnin pjesë në këto zgjedhje.
Sipas sondazhit që e ka shfaqur Grenell në Twitter, 83% të qytetarëve të Bashkimit Evropian do të votonin për kandidatin demokrat, Joe Biden, ndërsa 17% do të votonin për kandidatin republikan, Donald Trump, pjesë e administratës së të cilit është edhe vetë ai.
Grenell ka kritikuar qytetarët evropianë për përzgjedhjen, duke e quajtur Joe Biden si të dobët.
“Evropianët duan ta kthejnë të dobëtin”, ka shkruar Grenell.
Grenell është përfshirë intensivisht në fushatën elektorale për zgjedhjet e sivjetme presidenciale në SHBA. Ai kërkon që amerikanët t’ia dhurojnë Donald Trump edhe një mandat të dytë në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.
Vote for America.https://t.co/eoxT07uII9 pic.twitter.com/sBd51fgmln
— Joe Biden (@JoeBiden) October 14, 2020
(Kosova Sot Online)