IKSHPK me një porosi për krejt qytetarët e infektuar me Covid-19

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 11:52
IKSHPK me një porosi për krejt qytetarët e infektuar me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nëpërmjet një video-kampanje të lëshuar në rrjetet sociale, ka porositur qytetarët e Kosovës që të mos diskriminojnë të infektuarit me koronavirus.

Siç thuhet në video, “diskriminimi dhe stigma mund të ndikojë që qytetarët të mos kërkojnë shërbim mjekësor, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat”. 

IKSHPK porosit personat e diskriminuar e të prekur me Covid-19 të raportojnë rastin në numrin në vijim: 0800 15555.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 17.009 raste, teksa gjithsej 656 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë. 

(Kosova Sot Online)