Amerika e ndihmoi krijimin, do ti del edhe në mbrojtje sovranitetit të plotë shtetit të Kosovës

Amerika e ndihmoi krijimin, do ti del edhe në mbrojtje sovranitetit të plotë shtetit të Kosovës
Amerika e ndihmoi krijimin, do ti del edhe në mbrojtje sovranitetit të plotë shtetit të Kosovës

Rexhep Shahu

  • 20 October 2020 - 07:52

Shkruan: Rexhep Shahu

Njerëzit duhet ta dinë se nuk e ndryshon Kushtetutën e Kosovës asnjë kryeministër i asnjë shumice e jo më Abdulla Hoti që ka shumicë shumë të brishtë. Pastaj jam i besimit se më shumë se sa e duam ne Kosovën e duan miqtë tanë, e duan amerikanët dhe në momentet decidive si gjithmonë ata zbarkojnë si fati ynë i bardhë siç kanë zbarkuar gjithmonë dhe na kanë shpëtuar dhe e krijuan Kosovën shtet. Nuk kam besuar kurrë se amerikanët kanë krijuar Kosovën shtet serb, por shtet të shqiptarëve ku të jetojnë edhe pakica serbe e të tjerë me fatin e pakicës.

Unë besoj se asgjë nuk do të ndryshojë nga ajo që është shkruar për komunat serbe nga plani Ahtisari, që është në Kushtetutën e Kosovës. Nuk është në fuqinë e asnjë kryeministri të Kosovës të bëjë ndryshime apo lojëra pasi ndërhyrjet në Kushtetutë nuk janë në fuqinë e kryeministrit, por i bënë Kuvendi i Kosovës i cili duhet të bëjë më shumë se dy të tretat e votave për të ndryshuar Kushtetutën. Nuk ka fuqinë e duhur as numrat e duhur askush në Kuvendin e Kosovës që të ndryshojë Kushtetutën e Kosovës.

Më duket se më shumë është zhurmë dhe presin ose paqartësi se sa presion real për ndryshim kushtetute apo bllokim nga kryeministri Hoti. Pavarësisht se Albini i sheh amerikanët dhe drejtuesit e Amerikës si anëtar të VV-së, amerikanët nuk i fusin mentë me Albinin dhe nuk zemërohen me Kosovën. Unë besoj të Amerika se do ti dalë zot Kosovës deri në fund më shumë se ca politikanë shqiptarë që janë gati për karrigen e tyre me shitë interesa Kosove. Besoj gjithashtu se tema të tilla nxehen tani kur nuk duhej të ishin fare në tryezë, tani Kosova nuk duhej të pranonte asnjë temë në tavolinë veç tema e 16 varrezave masive të shqiptarëve. Në çdo tavolinë ekipi i Kosovës duhet të flas e të pyes Vuçiqin e Daçiqin, ku janë 16 varrezat masive të shqiptarëve. Për të gjitha të tjerat ka kohë, por për varrezat masive nuk ka kohë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".