Ish-ministri ndalohet nga policët në shesh, e dënojnë për maskë

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 15:50
Ish-ministri ndalohet nga policët në shesh, e dënojnë për maskë

Ish-ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, sot është gjobitur nga policia, për shkak të mosrepsektimit të masave anti-covid.

Media ka siguruar fotografi ku ish-ministri shihet i ndalur nga policia në qendër të Prishtinës.

Lexues të gazetës kanë thënë se në momentin kur është ndalur nga policia, Bytyqi ka qenë pa maskë.

Ndërkohë, që nga 13 korriku Qeveria e Kosovës e ka bërë të obligueshme vendosjen e maskës në të gjitha hapësirat publike.

Personat që nuk e respektojnë këtë masë dënohen me 35 euro gjobë, sipas Ligjit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

(Kosova Sot Online)