Haxhiu i vërsulet Pacollit dhe Kusarit: Gratë nuk i mbroni, por veç folni, Fitore ki marak me bo sfilat

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 11:22
Haxhiu i vërsulet Pacollit dhe Kusarit: Gratë nuk i mbroni, por veç folni, Fitore ki marak me bo sfilat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, gjatë deklarimit të saj rreth projektkodit të drejtave civile ka thënë se shumica e deputetëve lexojnë atë që ua shkruan partia e tyre.

Ajo thotë se asnjëherë partia e saj nuk i ka shkruar se çka të flasë.

“Ju i lexoni krejt çka ju shkrun partia, ma e keqja eshte se ju nuk e dini as çka po lexoni. Edhe Mimoza që po thirret shumë në emer të grave dhe kur është interesi me i mbrojt gratë nuk i mbron por veç fol”, tha Haxhiu.

Pas kësaj, ishte një ndërhyrje e deputetës së VV-së, Fitore Pacolli, ndërsa Haxhiu ia ktheu edhe asaj.

“Nuk i mbroni po veq folni Fitore qashtu qysh ki marak me bo sfilat. Ju nuk i besoni asaj që jau shkrujnë, lejeni këto”, tha Pacolli. 

(Kosova Sot Online)