Pamje nga shembja e ndërtesës midis Tiranës

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 11:36
Pamje nga shembja e ndërtesës midis Tiranës

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, dje ka rrënuar 20 objekte në zonën e “Astirit” në Tiranë. Shumë familje kanë mbetur në rrugë, pasi nuk kanë përfituar asnjë dëmshpërblim nga autoritetet.

Express ka siguruar një video nga aksioni i djeshëm i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ku shihet se si rrënohet një prej objekteve.

Ndërkohë, IKMT dje ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me rrënimin e këtyre objekteve.

 “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)