Deputeti i PDK’së kritikon Shpend Ahmetin: Po eksperimenton me kryeqytetin

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 11:18
Deputeti i PDK’së kritikon Shpend Ahmetin: Po eksperimenton me kryeqytetin

Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për propozimin e vendosjes së taksës për veturat që hyjnë në kryeqytet. Shala thotë se Ahmeti po eksperimenton me kryeqytetin.

Shala thotë se Ahmeti po mundohet ta mbulojë mungesën e rezultateve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Së fundi ai e bëri publik një propozim sa absurd aq edhe diskriminues, qesharak dhe i pa menduar mirë. Propozimi që në zonën e qendrës së kryeqytetit të aplikohet taksa prej 10 eurosh për parkim të veturave, në funksion të përmirësimit të cilësisë së ajrit, përveç që është një taksë e papërballueshme për buxhetin e qytetarëve, nuk është një masë që do të sillte rezultate për qëllimin për të cilin po zbatohet”, ka shkruar Shala.

Ai thotë se ka mundësi të aplikimit të shumë masave tjera më efikase dhe më të pranueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit nga transporti.

“Nga përvoja ime si ministër dhe zëvendës ministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, nga përvoja si ligjërues i lëndës së transportit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, si dhe bazuar nga shembujt dhe praktikat që zbatohen në vende të ndryshme që kanë probleme me ndotjen e ajrit, vlerësoj se ka mundësi të aplikimit të shumë masave tjera më efikase dhe më të pranueshme për reduktimin e ndotjes së ajrit nga transporti”, ka shkruar ai.

 

Eksperimentet e Shpendit me kryeqytetin janë të papranueshme! Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po...

Publiée par Ferat Shala sur Mardi 20 octobre 2020

(Kosova Sot Online)