Nis seanca tjetër, Hoti raporton për moratoriumin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 12:46
Nis seanca tjetër, Hoti raporton për moratoriumin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së Kuvendit ku janë shqyrtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ka nisur interpelanca e kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë seancë, Hoti është ftuar të raportojë për njërën nga pikat e marrëveshjes me Serbinë në Uashington, që përfshin zotimin që Kosova të mos tentojë të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare për një vit.

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila është propozuesja e kësaj interpelance, ka thënë se kjo pikë e marrëveshjes e zhbën shtetin e Kosovës dhe e bën të pabarabartë me shtetet e tjera. 

(Kosova Sot Online)