Korab Sejdiu kërkon revoltë pas skandaleve të njëpasnjëshme në shtet

  • A.P /
  • 22 October 2020 - 21:30
Korab Sejdiu kërkon revoltë pas skandaleve të njëpasnjëshme në shtet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar revoltë pas zhvillimeve të fundit në vend.

Sejdiu ka pyetur se edhe sa skandale e abuzime duhet të ndodhin që populli të revoltohet.

Gjithashtu ai vuri në pikëpyetje edhe fundin e durimit duke thënë se “Apo durimi ynë ndaj të keqes nuk ka fund”.

Tutje, Sejdiu konkludon “Fort vend e popull interesant jemi”.

Bash po më intereson! Edhe sa skandale e abuzime duhet me ndodhë në këtë vend, që ne me u revoltu? Apo, durimi i ynë ndaj të keqes nuk ka fund? Fort vend e popull interesant jemi!


(Kosova Sot Online)