Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 June 2026 - 13:05
Nga 1 korriku ndryshon itinerari i linjës 7C në Prishtinë

Trafiku Urban ka njoftuar se nga 1 korriku 2026 do të hyjë në fuqi një ndryshim në itinerarin e linjës 7C, e cila do të rikthehet në traseun e saj të mëparshëm të qarkullimit.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë në bazë të një vendimi të Komunës së Prishtinës.

“Me këtë ndryshim, autobusi i linjës 7C nuk do të vazhdojë më qarkullimin deri te ETC-ja, por itinerarin do ta përfundojë dhe do të kthehet te rrethi i FSK-së, ashtu siç ka funksionuar edhe më herët”, thuhet në njoftim.

Trafiku Urban ka bërë të ditur se ndryshimi synon përmirësimin e organizimit të transportit publik, rritjen e efikasitetit të funksionimit të linjës, respektimin më të saktë të orareve të qarkullimit, si dhe ofrimin e një shërbimi më të besueshëm për udhëtarët.

Ndërmarrja u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kenë parasysh këtë ndryshim gjatë planifikimit të udhëtimeve të tyre dhe të informohen me itinerarin e ri.

 

(Kosova Sot Online)