Kjo parti ankohet në PZAP për votat e Rashiqit

  • A.P /
  • 29 June 2026 - 14:45
Kjo parti ankohet në PZAP për votat e Rashiqit

Lista Serbe sot ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas Listës Serbe janë bërë  “parregullsive serioze që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve të rezervuara për popullin serb”.

Në ankesë pretendohet se partia 'Për Liri Drejtësi dhe Mbijetesë' e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka siguruar një numër të konsiderueshëm votash nga votues shqiptarë. 

(Kosova Sot Online)