Abrashi: Rexhep Qosja nuk do të ishte i pranueshëm si president për LDK-në

  • A.P /
  • 22 tetor 2020 - 22:48
Abrashi: Rexhep Qosja nuk do të ishte i pranueshëm si president për LDK-në

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, duke folur për çështjen e postit të presidentit, ka treguar se kë LDK-ja nuk do ta votonte për këtë pozitë.

Në mesin e shumë emrave të përfolur për këtë post, ka qenë edhe Rexhep Qosja, për të cilin Abrashi tha se partia e tij nuk do ta votonte.

“Unë nuk jam njeri përjashtues, por aq sa e njoh LDK-në, Rexhep Qosja vështirë se do të ishte i pranueshëm”, ka thënë Abrashi.

Abarashi nuk ka dashur të japë opinion për kandidaturën e Vlora Çitakut dhe nëse kjo do të ishte e pranueshme për LDK-në.

“Po të përgjigjesha në këtë pyetje do të zbulohesha”, ka deklaruar Abrashi duke qeshur.

(Kosova Sot Online)