Hapet konkursi për master në UP, kaq studentë do të pranohen

  • E.K /
  • 23 October 2020 - 15:41
Hapet konkursi për master në UP, kaq studentë do të pranohen

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020-21.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, UP’ja ka bërë me dije se këtë vit do të pranojë 2 mijë e 410 studentë në 14 njësi akademike.

“Universiteti i Prishtinës shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2020/21. Sipas këtij konkursi, UP-ja do të regjistroj 2410 studentë në 14 njësi akademike”, thuhet në njoftim.

Detaje rreth këtij konkursi mund të gjeni në këtë link:

 

Universiteti i Prishtinës shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për...

Publiée par Universiteti i Prishtinës sur Vendredi 23 octobre 2020

(Kosova Sot Online)