Vranësira dhe reshje shiu, këto janë temperaturat për sot

  • A.P /
  • 25 October 2020 - 09:26
Vranësira dhe reshje shiu, këto janë temperaturat për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat herë-herë parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)